Diell dhe temperatura deri në 17 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1-2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 12°C.

SHKARKO APP