Diell dhe temperatura më të larta këtë të diel

Vendi ynë gjatë ditës së diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në zonat malore të lindjes nga orët e mesditës deri në ato të pasdites. Në këto zona priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 15 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?