Digicom: Internet i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

Digicom është certifikuar zyrtarisht si ofruesi i internetit më të shpejtë për vitin 2025, sipas raportit të fundit të publikuar nga kompania ndërkombëtare SpeedChecker. Ky është viti i dytë radhazi që Digicom merr këtë vlerësim, duke konfirmuar standardin e lartë dhe qëndrueshmërinë në ofrimin e shërbimeve të saj. Ky vlerësim prestigjioz është bazuar në analizën e mijërave testeve të kryera nga përdoruesit në territorin e Shqipërisë, duke konfirmuar cilësinë dhe performancën e lartë të rrjetit të Digicom.

Internet i shpejtë dhe i qëndrueshëm

Me një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 93.84 Mbps dhe një shpejtësi ngarkimi prej 29.48 Mbps, Digicom ka arritur të tejkalojë çdo ofrues tjetër të shërbimeve të internetit në vend. Ky sukses është rezultat i investimeve të vazhdueshme në teknologjinë moderne XGSPON, që mundëson shpejtësi deri në 2.5 Gbps dhe mbulon një gamë të gjerë përdorimi – nga punën në distancë dhe dukunimin online, deri te argëtimi me streaming dhe gaming pa ndërprerje.

Siguri digjitale me F-Secure – për një internet të plotë dhe të sigurt

Në të njëjtën kohë që Digicom ofron shpejtësitë pakonkurrueshme, kompania po rrit edhe nivelin e sigurisë digjitale për përdoruesit e saj. Në bashkëpunim me kompaninë globale të njohur për sigurinë kibernetike F-Secure, Digicom sjell për të gjithë abonentët një zgjidhje të avancuar mbrojtjeje ndaj viruseve, phishing, ransomware dhe sulmeve të tjera kibernetike.

Me F-Secure, përdoruesit e Digicom përfitojnë: • Mbrojtje në kohë reale për pajisjet e tyre personale dhe të biznesit • Kontroll prindëror për një përvojë më të sigurt për fëmijët online • VPN të integruar, për një shfletim anonim dhe të mbrojtur në rrjet • Menaxhim të fjalëkalimeve dhe të dhënave personale, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt

Angazhimi për cilësinë dhe besimin

“Ky certifikim nga SpeedChecker është një tregues i qartë i angazhimit tonë për t’u ofruar të gjithë klientëve tanë ekzistues dhe mijëra klientëve që do të bashkohen internetin më të shpejtë dhe më cilësor,” – deklaron Drejtori Komercial i Digicom, Genci Hamzaraj. “Por ne nuk ndalemi vetëm tek shpejtësia. Me partneritetin tonë me F-Secure, jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë të plotë dhe të sigurt interneti për çdo familje dhe çdo biznes në Shqipëri.”

Internet më i shpejtë. Mbrojtje më e fortë. Vetëm me Digicom.

Mëso më shumë në: www.digicom.al

SHKARKO APP