Digjen goma në rrugë, bllokohet aksi Peshkopi-Bulqizë
Aktualitet E Enjte, 23 Shtator 2021 12:53
Persona të paidentifikuar kanë djegur në orët e mbrëmjes goma në rrugën Peshkopi-Bulqizë, duke e bllokuar qarkullimin për 30 minuta në aksin kombëtar.
Siç raporton gazetari i “Ora News”, në vendin e ngjarjes nuk ndodhet asnjë nga efektivët e rendit apo mjet zjarrfikës.
Ngjarja ka ndodhur 2 km larg Shupenzës dhe qytetarët po përpiqen të shuajnë vetë zjarrin.

KOHA JONË SONDAZH

