Digjen kuotat në fakultete, rektori: Ka vende bosh, por s’ka kandidatë
Maturantët dhe periudha që shoqëroi procesin, u ngarkua me protesta e me ankthe. Por nga ana tjetër, duket se këtë vit, fakultetet kanë vende bosh e kuota boll. Fjala është për degët si farmacia, gazetaria apo arkitektura, të cilat për herë të parë do të mbetet me kuota të paplotësuara. E gjitha ka një arsye, kjo pasi nuk ka kandidatë.
Në një reagim për këtë situatë, Andrea Maliqari, rektori i Universitetit Politeknik, është shprehur se tejzgjatja e procesit çoi edhe në krijimin e vendeve bosh.
“Në fakultetin e Arkitekturës janë regjistruar 179 nga 183 kuota, kurse në fakultetin e Inxhenierisë matematike dhe asaj fizike janë 90 të regjistruar nga 130 kuota dhe në listën e pritjes nuk ka asnjë kandidat që mund të regjistrohet”, ka shtuar ai për “TV Klan”.
Ky proces nuk dogji vetëm studentet, por edhe universitetet, buxhetet e të cilëve reduktohen në rastet e kuotave të paplotësuara.
Në përfundim të procesit të regjistrimeve në datën 1 nëntor, rektorët dhe dekanët do të mblidhen për të vendosur se çdo të ndodh me të gjitha kuotat e mbetura bosh, për të cilat nuk ka më as kandidatë.
KOHA JONË SONDAZH

