Digjen plotësisht tre lokale, shkak bëhet ashensori i një pallati! Si ka ndodhur ngjarja

Një zjarr masiv ka shkrumbuar tre lokale në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni”. Zjarri ka rënë rreth orës 3:25 të mëngjesit. Tre lokaket janë djegur totalisht ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar.

Ngjitur me lokalet ndodhet një pallat, ashensorit i të cilit ka marrë flakë duke e përhapur më pas me shpejtësi te tre lokalet që u dogjën plotësisht. Raportohet se sipas hetimeve paraprake është vaji i ashensorit shkaku i këtij zjarri.

Ky ashensor shërbente vetëm për një lokal që ndodhet në katin e fundit të pallatit dhe jo për banorët, gjë e cila ka bërë që banesat e pallatit të shpëtojnë pa u djegur. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse duke bërë shuarjen e flakëve dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

SHKARKO APP