Digjen tre autobusë në Durrës, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr që dyshohet se është vendosur qëllimisht nga persona të paidentifikuar ka djegur tre automjete në një parking në Rrushkull të Durrësit. 

Sipas policisë, zjarri ka rënë në të gdhirë të së hënës, dhe si pasojë e tij janë djegur tre autobusë, tip “Benz”, me targat AA367DI, AA625EY, dhe AA133FO, në pronësi të 45-vjeçarit me iniciale F. A., banues në Rrushkull.

Autobusët e djegur i përkisnin linjës Rrushkull-Durrës. Zjarrfikësja e mbërritur në vendin e ngjarjes ka mundësuar fikjen e zjarrit dhe ka parandaluar përhapjen e tij tek automjetet e tjera në parking.

Janë shënuar vetëm dëme materiale, por pwr fat pa viktima. 

Policia shtoi se një grup hetimor po punon për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, që nga të dhënat e para rezulton të jetë i dyshimtë

SHKARKO APP