Digjet 1 Ha ullishte në Elbasan, policia dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme

Digjet 1 ha ullishtë gjatë natës në Samurr të Elbasanit. Burime zyrtare konfirmuan për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Fatmir Popja se vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 22:00 dhe u izolua rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të diele.

Për shuarjen e flakëve u aktivizuan 13 punonjës të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe dhjetra banorë të zonës. Zjarri pati përhapje me shpejtësi në një sipërfaqe mjaft të madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Digjet 1 Ha ullishte në Elbasan, policia dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia po heton për të identifikuar autorët dhe kapjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?