Digjet Athina nga protestuesit

Forcat policore arrestuan të paktën 211 persona gjatë përleshjeve që shoqëruan protestën e së shtunës, 6 dhjetor 2014, në përvjetorin e 6 të vrasjes së adoelshentit Alexis Grigoropulos, nga policia.

Policia greke përdori pompa uji për të shpërndarë protestuesit të cilët hodhën bomba me benzinë në qendër të Athinës, duke shprehur revoltën e tyre për vrasjen e Aleksandros Grigoropulos në 2008 nga policia.

Situata degjenoi në disa pjesë të kryeqytetit grek, ku forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, por edhe shkopinj gome kundër protestuesve të cilët hodhën gurë, bomba molotov dhe u vunë zjarrin një numër të madh dyqanesh dhe biznesesh.

Të paktën dy dyqane o dogjën totalisht dhe dhjetra të tjerë kanë pësuar dëmtime të rënda. Nga flakët u pëfshinë gjithashtu kazanët e plehrave dhe shumë banka u sulmuan me mjete te forta.

Sipas policisë në protesta ishin rreth 6 mijë persona për të kujtuar vrasjen e adoelshentit, por gjithashtu pjesamarrja ishte edhe në solidaritet me një anarkist të vetshpallur, i cili nodhet në burg dhe në grevë urie pasi kërkon që të ndjekë studimet universitare.

Nikos Romanos, 21 vjec , u dënua me burg për grabitje në tetor dhe grevën e urisë e nisi më 10 nëntor . Ai ndodhet ne spital në gjendje kritike shëndetësore.

Protestat vijnë në një kohë të ndjeshme për qeverinë, e cila po përballet me mosmarrëveshje të mëdha me fodnin monetar ndërkombëatre sa i përket paketës së ndihmës dhe borxhit europian, gje e cila ka shakktuar një zemërim popullor ne Greqi.

SHKARKO APP