Digjet banesa në Sarandë, shpëton mrekullisht 13-vjeçarja
Një banesë në katin e katërt të një apartamenti në Finiq të Sarandës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Nga informacionet paraprake, dyshet se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i disa tubave që lidhnin bombolën e gazit, që ndodhej në ballkon, me sobën e gatimit në kuzhinë.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, mësohet se në banesë ka qenë vetëm një vajzë 13-vjeçare, e cila ka dalë menjëherë në ballkon, ku ndodhej dhe bombola.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur të shuhej zjarri dhe të shpëtonin vajzën 13-vjeçare.
KOHA JONË SONDAZH

