Digjet kulla 200 vjeçare në Dragobi, lë në qiell të hapur familjen

Tre familje në zonën e  Dragobisë në Tropojë mbetën pak ditë më parë në qiell të hapur për shkak të një zjarri që ra në banesën e tyre, një kullë karakteristike e zonës.  Zjarri i rënë nga një shkëndijë elektrike, la të gjithë pjesëtarët e familjeve Ismalaj pa një kulm mbi kokë në këto ditë të ftohta dimri.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka udhëtuar drejt Dragobisë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme familjes.

Kryefamiljari Niman Ismalaj dhe djali i vogël i familjes Dorian Ismalaj i treguan ministrit Klosi për momentin e rënies së zjarrit, që fatmirësisht ra ditën duke iu dhënë kohë anëtarëve të dalin prej saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga zjarri – tregon kryefamiljari Nimani- por dëmet zjarri dogji tërësish këtë banesë duke e bërë atë të pabanueshme”. Këto ditë ata tregojnë se janë strehuar tek të afërmit e tyre, duke iu drejtuar autoriteteve për zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Klosi, në bashkëpunim me prefekturën e qarkut dhe emergjencat civile, ka gjetur një strehë të re për familjen në qytetin e Bajram Currit.

Ministria e Mirëqenies Sociale thotë se me zhbllokimin e zonës nga dëbora, kulla e vjetër rreth 200 vjeçare do të rindërtohet.

Me zhbllokimin e zonës nga dëbora, familjet do të ndihmohen edhe për rindërtimin e banesës, një nga më të vjetrat e krahinës ndërtuar nga të parët e tyre më shumë se 200 vjet më parë.  Familjarët thonë se ka edhe vlera historike, pasi ajo ka shërbyer në kohën e luftës si vendi i mbledhjes dhe i strehimit të patriotëve shqiptarë të kësaj zone.

Klosi: Jemi këtu në Dragobi, së bashku me nënprefektin e Qarkut të Kukësit, në shtëpinë e një patrioti të vjetër dhe një nga më të vjetrat e zonës, e cila fatkeqësisht gjatë ditëve të fundit është djegur dhe është bërë e pabanueshme. Jemi për ta ndjekur nga afër këtë situatë dhe të gjejmë një zgjidhje të shpejtë  duke bashkëpunuar me biznesin e zonës dhe me mundësitë që kanë emergjencat civile për ta sistemuar familjen në qytetin Bajram Curri e më pastaj këtë shtëpi monument kulture, simbol i historisë së kësaj zone, ta kthejmë në simbol të dëshmisë historike të jetëgjatësisë së saj. 

“Nga dita e nesërme, familja do të sistemohet në një banesë të re në qytetin e Bajram Currit, e cila do të jetë pronë e tyre”, deklaroi ministri Klosi.

15895275_1818527445101558_7391199074431203119_n

Kulla 200 vjeçare

15940468_1818527215101581_333817619603784451_n

Kulla 200 vjeçare

15940779_1818526841768285_2520456705893063534_n-1

Kulla 200 vjeçare

15940779_1818526841768285_2520456705893063534_n

Kulla 200 vjeçare e djegur

15940884_1818526965101606_6840925143087601154_n

Kulla 200 vjeçare e djegur

15940904_1818527068434929_3011191551960697529_n

Kulla 200 vjeçare e djegur

15965118_1818527105101592_277890947447654347_n

Kulla 200 vjeçare e djegur

15966253_1818527358434900_8984460993177698085_n

Kulla 200 vjeçare e djegur

15977238_1818527045101598_156125386625940521_n

Kulla 200 vjeçare e djegur

16105665_1818527258434910_7952103347634857182_n

Kulla 200 vjeçare e djegur

16105727_1818527478434888_8113877382570116130_n

Kulla 200 vjeçare e djegur

16114339_1818526908434945_2314229334478534137_n

Kulla 200 vjeçare e djegur

15940517_1818527055101597_5167442256244328208_n15965109_1818526835101619_2330677391570465270_n15965255_1818526838434952_5276776002027023114_n15965831_1818527581768211_7169371273351845536_n15977251_1818527555101547_3236917381609393020_n15977456_1818527415101561_7029267985234628924_n15977997_1818526978434938_6494977200169202214_n16002945_1818527591768210_4139160169707833710_n

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?