Digjet magazina e kafes, 400 mijë euro dëm

Një magazinë kafeje në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës. Magazina ndodhet në lagjen “16 Prilli”. Sipas policisë, zjarri ra në magazinën e pjekjes dhe ambalazhimit të kafes dhe flakët kanë shkrumbuar të gjithë stokun e kafes që ndodhej në magazinë. Mendohet se janë djegur rreth 70 ton kafe dhe dëmi i shkaktuar është rreth 400 000 euro. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?