Digjet makina e Kozakut: Rrugëve jam 24 orë, hajdeni më gjeni, mos ejani në shtëpi ku ka gra e fëmijë
Makina e Kozak Braçit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Makina është djegur në zonën e Alliasit, ku dhe Braçi banon me familjen e tij.
Policia ka njoftuar se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e shkakut të zjarrit. “Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia. Por sipas 30-vjeçarit zjarri ka qënë i qëllimshëm.
“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalama”,-shkruan Braçi.