Digjet makina e kryetarit të PS së Elbasanit, Budani: Nuk kam konflikte!
Aktualitet E Shtunë, 25 Shtator 2021 10:23
Digjet gjatë natës makina e kryetarit të PS-së të Elbasanit, Xhevahir Budani, i cili njëherësh mban edhe postin e Drejtorit Rajonal të Shëndetit Publik. Makina, një Honda AA 574 TH ishte parkuar pranë shtëpisë së tij në lagjen 5 Maji dhe është djegur pjesërisht.
Sipas Policisë, pas hetimeve paraprake, dyshohet se është zjarri është vënë qëllimisht.
Budani, i pyetur nga Policia, ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjëri.
KOHA JONË SONDAZH

