Digjet në autostradën Tiranë-Durrës makina e një kompanie private që transporton para

Një makinë e një kompanie private që transporton para është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti është djegur në pjesën ku rri shoferi dhe pasagjeri, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, ndërsa zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e zjarrit. Mësohet se gjatë momentit kur ndodhi ngjarja, në makinë nuk kishte pasur para, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?