Digjet në orët e para të mëngjesit një automjet në Velipojë, merr flakë dhe një tjetër ngjitur

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Velipojë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën nr. 9, Velipojë, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër.

Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?