Digjet një banesë në Bulqizë, ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pra pak minutash në Bulqizë ku banesa e një pallati në lagjen e vjetër është përfshirë nga flakët dhe ka shkaktuar një viktimë.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë pikasur tymin e zjarrit qe po depërtonte nga dritaret të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për fikjen e zjarrit.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarit nga banesa i cili ishte në gjendje të rëndë duke e dërguar drejt spitalit të Bulqizës. Fatkeqësisht, i moshuari nuk i ka mbijetuar dot plagëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?