FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Digjet një banesë në Gjirokastër, flakët pushtojnë shtëpinë ngjitur (Video)

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Duvat, në Gjirokastër.

Burime bëjnë me dije se afërsia me banesat e tjera, i rrezikon këto të fundit, madje një banesë e dytë është përfshirë nga flakët.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja pse banesa ka marrë flakë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, zjarri ka alarmuar banorët, pasi kjo banesë ndodhet shumë afër me banesat e tjera, të cilat rrezikojnë nga flakët. Deri më tani, flakët e mëdha të zjarrit kanë prekur edhe një banesë tjetër, që ndodhet shumë pranë. Banesa e djegur i përket një familjeje me mbiemrin Topulli.

Digjet një banesë në Gjirokastër, më pas flakët pushtojnë shtëpinë ngjitur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?