Digjet një dyqan në Tiranë. Flakët përfshijnë dhe ballkonin e banesës, shkrumbohet gjithë malli (Foto)

Digjet një dyqan tek rruga “Stefanaq Pollo” në kryeqytet, pranë zonës së njohur si “Varri i Bamit”. Dyqani që tregtonte mallra të ndryshëm është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, teksa është djegur i gjithë malli, me vlerë të paktën 2 mln lekë.

Flakët kanë përfshirë dhe pjesën e ballkonit të apartamentit që ndodhej në katin e dytë të një pallati të vjetër. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

SHKARKO APP