Digjet një makinë në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet E Martë, 26 Korrik 2022 09:03
Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen numër 8 të qytetit të Korçës. Policia bën me dije se makina ka qenë e parkuar kur është përfshirë nga flakët.
Ndërkohë dyshohet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Pronari i makinës, shtetasi A.Z, është një person i njohur për drejtësinë.
Aktualisht ai vuan dënim në burgun e Drenovës për drogë. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

