Digjet restoranti VIP në Theth i Aida Gjeçajt. Ishte aksident apo djegie nga konkurenca?!

Një zjarr ka përfshirë një restorant në fshatin turistik të Thethit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarri u vu re rreth mesnatës dhe, përpara mbërritjes së ndihmës, u tentua të izolohej nga vetë banorët e zonës. Reagimi i tyre i menjëhershëm ishte vendimtar për të parandaluar përhapjen e flakëve në godina të tjera pranë dhe në pyllin përreth, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Thethi, një prej destinacioneve më të frekuentuara malore në veri të vendit, gjatë kësaj periudhe ka prani të lartë turistësh dhe zjarre të tilla përbëjnë rrezik potencial serioz për sigurinë publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupet hetimore që po punojnë për të zbardhur rrethanat. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje operatorëve turistikë dhe banorëve që të respektojnë masat parandaluese, sidomos gjatë sezonit të verës kur rreziku nga zjarret është i shtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Restoranti i dëmtuar është në pronësi të Aida Gjeçajt, e cila ndodhej në Tiranë në momentin e ngjarjes. Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se është njoftuar rreth orës 02:00 të mëngjesit për zjarrin që kishte përfshirë biznesin e saj dhe shtoi se zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë për shkak të terrenit të vështirë.

“S’kam dijeni, pasi mbrëmë ndodhesha në Tiranë për punë administrative. Më njoftuan në orën 2 të mëngjesit që kishte rënë zjarr në subjektin tim. Falënderoj komshinjtë që erdhën menjëherë dhe ndihmuan në izolimin e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e tij në kuzhinë dhe në bujtinë. Fatmirësisht, nuk ka viktima. Hekurat vijnë e shkojnë, do ta ndërtojmë përsëri”, u shpreh Gjeçaj.

Ajo mohoi të ketë pasur konflikte me ndokënd dhe tha se nuk mund të fajësojë askënd për këtë ngjarje. Megjithatë, shprehu dyshime për koincidencën e ndodhisë me aksionin e qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat turistike, duke sqaruar se biznesi i saj është i pajisur me të gjitha lejet përkatëse dhe nuk ka qenë pjesë e objekteve të parashikuara për shembje.

“Dëmi i shkaktuar shkon rreth 150 mijë euro. Nuk jam në listë për shembje dhe nuk kam ndërtuar asgjë pa leje”, shtoi ajo.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit, të cilat deri më tani mbeten të paqarta.

Dyshime nga policia ka se mund të jetë edhe konkurenca, por deri më tani akoma mbeten si pista hetimi.

Thethi, si një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të veriut, mbetet veçanërisht i ndjeshëm ndaj rasteve të tilla në sezonin veror, kur prania e vizitorëve është maksimale.

Digjet restoranti VIP në Theth i Aida Gjeçajt. Ishte aksident apo djegie nga konkurenca?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?