Digjet ura që lidh Krimenë me Rusinë, kamioni-bombë shpërthen pranë trenit të mallrave
Rreth orës 6 të mëngjesit, banorët kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme pasi mori flakë një tren dhe u dogj ura që lidh Krimenë me Rusinë. Dyshohet të jetë shkaktuar nga një kamion bombë, ka bërë të ditur Komiteti Kombëtar Kundër Terrorizmit të Rusisë. Nga pamjet duket se kamioni ka shpërthyer pranë trenit të mallrave në urën më të gjatë të Europës dhe për pasojë kanë marrë flakë 7 depozita karburanti. Ura e Kerçit është në gjendje të mbajë 40,000 makina në ditë dhe 13 milionë ton ngarkesë në vit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.
Media shtetërore ruse tha se një cisternë nafte është në flakë, pa specifikuar shkakun.
Ura u hap nga Presidenti Putin në vitin 2018 si e vetmja lidhje tokësore me Krimenë nga Rusia. Moska e kishte aneksuar ilegalisht rajonin katër vjet më parë.
KOHA JONË SONDAZH

