Diku shi e diku diell, mësoni motin për 10 ditët e fundit të korrikut
10-ditëshi i fundit i korrikut parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në bregdet dhe pjesën më të madhe të zonave të ulëta.
Vranësira të shpeshta dhe rrebeshe të here pas hershme pritet të ketë në zonat malore, kryesisht në Veri dhe Juglindje, por më pak në zonat Qendrore (më e riskuar shtrirja Tiranë – Elbasan).
Në ditë të veçanta të këtij 10-ditori, shirat do përfshijnë thuajse të gjithë Shqipërinë, sipas “Meteoalb”.
Tabloja termike për 10-ditët e mbetura të korrikut paraqet përgjithësisht temperatura 3°C mbi maksimumet tipike të korrikut.
Veçohet fundjava që sjell temperatura mbi 30°C në gjithë territorin, ndërsa në disa qytete specifike, temperaturat ngjiten mbi 38°C.
KOHA JONË SONDAZH

