Dikur kritik i Bashës, sot pranë tij, Kulluri: Reflektoi, kurse Berisha nuk fitoi as në Tropojë

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri flet për situatën brenda kampit blu dhe lëvizjen e tij të fundit politike. Kulluri foli për bashkëpunimin e tij me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ku tha se ka marrë ftesë prej tij që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe kjo tregon një reflektim dhe akt politik.

“Qëndrimi im ndaj Bashës nuk është personal, por politik. Basha më ka ftuar të bisedojmë që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ky insistim tregon se ka një reflektim serioz dhe të thellë. Prania e Kadillit si rival i Bashës është sinjal i qartë. Sot kemi dy PD, dhe jo një. Do doja që të kishte një parti. Politika është dinamike. Ajo që them unë është se ky popull opozitar që nuk e do Berishën, kanë kryetar Bashën.

Çfarë e pengoi Berishën të fitonte në shtëpi, në Tropojë? Pse nuk fitoi? Apo në Kukës. Palët nuk e kanë parë të vërtetën në sy. Jemi në një situatë tjetër, kemi dy parti. Në momentin që Basha fton rivalët e vetë, tregon reflektim.

Berisha nuk arriti të bashkonte PD-në, çfarë do që të bëjë nuk fiton dot ato 100 mijë vota pasi ndarja është e qartë. Në këtë situatë me dy parti çfarë do bëjmë? O do rrimë në shtëpi, ose do japim kontribut”, u shpreh Edvin Kulluri.

SHKARKO APP