Dikush e do konfliktin publik mes Gjykatës së Posaçme dhe Qeverisë!

Mjeshtërisht dikush, tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, synon një konflikt të ashpër publik mes qeverisë dhe institucioneve të posaçme të drejtësisë, siç janë SPAK dhe GJKKO.

Dhe me sa duket sot e realizuan, përderisa GJKKO nuk priti reagimin zyrtar me shkrim të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, por ia kaloi medias, kur mund të kishte forma komunikimi me ligjor.

Shkresa tashmë është publike nxjerrë nga GJKKO.

Tani topi mbetet në fushën e qeverisë, por lindin disa pyetje që nuk mund të kalojnë pa përgjigje nga GJKKO: Pse nuk keni reaguar publikisht kur një gjyqtare që ua bëri lanet dhe iu rrezikua jeta e saj pikërisht nga ish-kryeministri demokrat? Apo pse e nuk e paditët si institucion ish-kryeministrin që denigroi dhe rrezikoi gjyqtaren?

Pa dashje, besoj, GJKKO ka interferuar në fushatën elektorale. Edhe shpallja pikërisht sot nga GJKKO i Gazment Bardhit si pafajshëm duket me shumë përgjigje inatçore ndaj kryeministrit Rama, paçka se asnjë nuk uronte të dilte i fajshëm, deputeti Bardhi. Por nxitimi për ta dhënë sot njoftimin, tregon se ka diçka hakmarrëse kundrejt qeverisë. Mund të jetë rastësi, por kur “rastësitë” bëhen udhë, ka diçka që nuk shkon.

/Daniel Muçaku/

SHKARKO APP