“Dil në terren apo je sëmurë nga koronavirusi”, ish-deputeti socialist nuk përmbahet ndaj Ramës: Del si pallosh dhe bezdis njerëzit

Ish deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndocaj në një reagim në rrjetet e tij sociale ka reaguar i indinjuar për mënyrën sesi kryeministri po e menaxhon gjendjen që po kalon vendi për shkak për përhapjes së koronavirusit.

Ndocaj i kërkon kryeministrit Edi Rama të dalë në terren, ndërkohë që ngre dyshime nëse mundtë jetë i infektuar nga koronavirusi.

“Pashë kryeministrin që kishte dalë live duke bezdis njerëzit.

O psikopat dil dhe bëj detyrën që ke ble se nuk të ka dhënë kush vota këto 4 vite. Dil dhe bëj detyrën tënde. Jo të heqësh mjekët nga puna!

Apo je i smurë me koronavirus dhe nuk mund të dalësh. Ose më mirë sepse i sëmure je gjithmonë, je me kartelë. Del aty si pallosh dhe tall njerëzit idiot!”– shprehet Ndocaj.

https://www.facebook.com/EduartNdocaj/videos/455052885219119/

 

SHKARKO APP