”Dimër në verë”, stuhi e frikshme në Elbasan (FOTO/VIDEO)
Ndonëse jemi edhe në ditët e nxehta, në disa zona të vendit mund të themi se jemi në stinën e lagësht të vjeshtës. Ditën e sotme qyteti i Elbasanit është goditur nga një stuhi ere e reshjet intensive në të gjithë zonën. Në qytet ka patur edhe reshje breshri e rrëshqitje dherash që kanë bllokuar rrugët. Po ashtu raportohet se nga erërat e forta janë shkulur edhe disa pemë. Edhe në qytetet e tjera të vendit ditën e sotme janë shtuar vranësirat dhe rrymat ajrore kanë qenë më të forta.
KOHA JONË SONDAZH

