Dimri më i ftohtë pas 100 vjetësh në Britani.Përgatitet kohë shumë e keqe
Shpejtësia e erës mund të arrijë në 80 m/h dhe temperaturat në disa zona të veriut mund të zbresin deri në -9 ° C. Disa zona të vendit rrezikohen që të goditen nga një stuhi e dytë.
Pjesa më e madhe e Skocisë është e mbuluar tashmë në borë dhe reshjet e shumta të shiut, janë një ndër çështjet shqetësuese.
Një prej parashikuesve të motit ka thënë: “Ne presim të përballemi të paktën me 3 javë shumë të ftohta. Vendi duhet të përgatitet për çrregullime”.
Parashikuesit e motit thanë se në veri, vendi do të ngrihet gjithë javës, ku në lartësi temperatura mund të arrijë – 9 ° C.
Muajin e kaluar, u parashikua se Britania duhet të përgatitet për dimrin më të ftohtë në këto 100 vjet.
KOHA JONË SONDAZH

