Dinamika! Si u ndoq me “Papaq” shefi i policisë në Malësi të Madhe! Babë e bir rëndë në spital
Zbardhet dinamika e atentatit të ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit “Dobraç” të Shkodrës ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj dhe të atit.
Autori ka qenë duke i ndjekur me një motor tip “Papaq” dhe ka qëlluar në momentin që makina ka ndaluar.
Pasi ka qëlluar disa herë nga pas, ai ka dalë anash automjetit tip “Skoda”. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shefi i bluve dhe babai i tij Xhelal Hasanaj. Ndërsa ka shpëtuar mrekullisht e shoqja e Mentor Hasanajt, Vjollca Hasanaj 28-vjeç e cila ka qenë në makinë në momentin e atentatit.
Abcnews.al raporton se gjendja e dy të plagosurve është mjaft e rëndë. Aktualisht ata po marrin ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Nuk dihen ende motive e këtij atentati, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.