Dioqeza e Rrëshenit uron Imzot Gjergj Metën në 9-vjetorin e shugurimit ipeshkvor

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dioqeza e Rrëshenit ka uruar Imzot Gjergj Metën me rastin e 9-vjetorit të shugurimit të tij ipeshkvor, duke shprehur mirënjohjen për përkushtimin dhe shërbimin e tij pastorale:

“Me rastin e 9-vjetorit të shugurimit ipeshkvor të ipeshkvit të Dioqezës sonë, Imzot Gjergj Metës, bashkohemi në urime e lutje për të. Falënderojmë Zotin për dhuratën e pranisë, dashurisë dhe shërbimit të tij mes nesh — si një bari që e ka kuptuar misionin jo si një fron udhëheqjeje, por si një rrugëtim pranë e bashkë me njerëzit.

Nëpërmjet shëmbëlltyrës së Samaritanit të Mirë, Krishti na mëson se dashuria e krishterë nuk qëndron larg dhimbjes së tjetrit. Ajo sheh, ndalet, afrohet dhe përkujdeset. Pikërisht këtu gjendet edhe kuptimi më i bukur i shërbesës së Imzot Gjergjit: ai nuk ka kaluar përtej, por është afruar; nuk ka parë vetëm turmat, por edhe njeriun e vetëm; nuk ka lënë pas as fshatin më të largët e të shpopulluar, as familjen më të harruar dhe as zemrën që pret një fjalë apo një dorë të shtrirë. Nevoja e një personi të vetëm mjafton që dashuria të bëjë udhën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të njëjtin përkushtim me të cilin ka shërbyer në territorin e dioqezës, ai ka ditur të jetë kudo zëri i saj — një zë i pritur dhe i dëgjuar gjithmonë me ëndje. Përmes fjalës së tij të matur, urtësisë dhe dëshmisë publike në media e në hapësira kombëtare e ndërmjetëse, ai ka përcjellë me vërtetësi e guxim realitetin e njerëzve të Mirditës e më gjerë, me shqetësimet, shpresat dhe ëndrrat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ipeshkv ynë i dashur, Krishti qoftë gjithmonë udhërrëfyesi yt, drita në çdo vendim dhe forca në çdo vështirësi! Zoti të bekoftë, të ruajë dhe ta shpërbëleftë shumëfish çdo të mirë që bën në heshtje!

Zemra jote qoftë përherë pranë atyre që janë në nevojë dhe hapat e tu të dërgofshin atje ku dikush pret një bari, një atë, një vëlla apo një mik. Shërbesa jote qoftë vazhdimisht një prani që afron, një fjalë që ngushëllon dhe një përqafim paqeje!

Ad multos annos, në shërbim të Kishës, të popullit të Zotit dhe të Ungjillit, me të njëjtën dashuri e përulësi!”

Kjo mesazh është një dëshmi e vlerësimit dhe mirënjohjes së thellë për Imzot Gjergj Metën dhe devotshmërinë e tij në përmbushjen e misionit baritor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?