Diplomati grek: Tani Shqipëria na sheh të dobët nga kriza
Në një analizë për “CNN grek”, konsulli i nderit, Aleksandër Mallia shkruan se kryeministri Edi Rama kishte ardhur në pushtet me premtimin se do të ndryshonte kurs në marrëdhëniet midis dy vendeve, kurs që do të ndryshonte për “mirë”.
“Ai ishte i besueshëm. Për fat të keq. Athina në vend që të lexonte realitetin, ka preferuar të jetojë me iluzione”, shkruan diplomati, në artikullin “Greqia dhe Shqipëria-realiteti dhe iluzionet”.
Në artikull thuhet gjithashtu se premtimet për të “hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet, e cila është dëgjuar shpesh vitet e fundi, më shumë se reflektim është një dëshirë e paplotësuar”.
Diplomati shkruan se Shqipëria e konsideron të dobët Greqinë dhe se ka një “interpretim në vitet e fundit të Tiranës se Greqia ka nevojë më të madhe për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.
“Athina ka preferuar të jetojë me iluzione dhe gjithmonë ka patur vullnet për hapjen e një kapitulli tjetër me Shqipërinë. Por shikoni çfarë ndodhë me Tiranën. Ajo e sheh veten më të fuqishme se Greqia dhe se raportet i beson të ndryshuara. Tirana mendon se Greqia është më e dobët pas krizës ekonomike dhe tani kërkon të përcaktojë rregullat e lojës”, shkruan Mallias.
Diplomati shkruan se Shqipërisë ju dha statusi i vendit kandidat në qershor të vitit 2014 nën drejtimin e Presidencës greke të Bashkimit Evropian.
KOHA JONË SONDAZH

