Diplomati Nesho: Shqipëria ndodhet brenda rrezes së veprimit të Iranit!
Diplomati i njohur Agim Nesho ka thënë ndër të tjera sot se Shqipëria ka marrë 3500 persona iranianë (opozita e Iranit) që ndodhen në Durrës, siç ka bërë me afganët dhe të tjerët, duke ndihmuar për Lindjen e Mesme.
“Një vit ose dy më parë, lideri i Iranit ka kërcënuar Shqipërinë me emër, duke theksuar rrezikshmërinë e veprimeve të vendit tonë. Shqipëria ndodhet brenda rrezes së veprimit të Iranit…” – theksoi diplomati Nesho.
Por studimet ushtarake tregojnë se distanca reale Teheran – Tiranë është 2400–2500 kilometra. Ndërsa Teheran – Durrës (Manëz, ku ndodhet Camp Ashraf 3) është 2450 kilometra.
Pra, për të arritur Shqipërinë, nevojitet raketë me minimumi 2400 km rreze reale operative.
Çfarë raketash ka Irani?


Irani ka një arsenal raketash balistike me rreze të konsiderueshme, përfshirë disa raketa që, sipas ekspertëve, i afrohen rrezeve prej rreth 1000–2000 km – që mund të arrijnë edhe vende në Evropë juglindore si Shqipëria në teori, nëse do të përdoren për qëllime ushtarake.
Raketa si Shahab-3 ose Ghadr-110 kanë një rreze prej rreth 1,000-2,000 km.
Ka raporte dhe hartë të promovuara nga disa burime të ushtrisë izraelite që tregojnë këtë rang si të brendshëm potencial rreziku për vende të Mesdheut, përfshirë Shqipërinë.
Këto raketa ekzistojnë si kapacitete ushtarake të Teheranit, por përdorimi i tyre kundër vendeve të largëta është shumë më kompleks (logjistikisht dhe ushtarakisht).
Irani ka bërë kërcënime verbale dhe propagandistike, përfshirë edhe publikime në media dhe mesazhe nga grupe apo zëra të lidhur me Teheranin për sulme, për shkak të pranisë së MEK në Shqipëri.



KOHA JONË SONDAZH

