Disa banesa të dëmtuara në Devoll pas tërmetit të mbrëmshëm, grupi i emergjencave nis verifikimet

Tërmeti i fortë i mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar disa probleme në banesa, në Qarkun e Korçës.

 

Raportohet se nga lëkundja e fuqishme me magnitudë 5.6 të shkallës rihter janë dëmtuar 6 banesa në Bashkinë Devoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga raportimet e qytetarëve, mësohet se kanë pësuar dëmtime 2 banesa në Bilisht, 2 banesa në fshatin Mançurisht dhe 2 në fshatin Shuec.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?