Disa biznese nuk mbyllin qepenat: Nuk kemi ankesa për taksat

Në Tiranë një grup biznesesh të vogla mbyllën qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes së tyre në skemën e TVSh-së. Por ka dhe nga ato që nuk i kanë mbyllur duke mos pranuar të solidarizohen.

Tek tregu i Medresese një pjesë e bizneseve nuk i janë përgjigjur protestës. Disa tregtarë kanë replikuar me kryetarin e shoqatës së bizneseve të vogla me pretendimin se deri sot këto shoqata nuk e kanë mbrojtur biznesin.

Edhe në rrugën e Kavajës, shumë biznese nuk iu përgjigjën thirrje për të mbyllur protestat.  Pyetjes së gazetarëve, jashtë kamerave, se përse nuk i mbyllën qepenat ata thonë se nuk besojnë dhe nuk duan të përdoren politikisht. Edhe në tregun Ushqimor bizneset kanë qenë të ndarë. Shumë tregtarë nuk kanë dashur të flasin por janë mjaftuar duke thënë: Merru me lëngun se mishi mbaroi”  Deputeti i PD-se, Ervin Salianji foli për presion të inspektorëve tatimorë ndaj bizneseve. Protesta do të zhvillohet nga ora 11:00 deri në orën 12:00 dhe është parashikuar të mbahet dhe në tregun Çam, Tregu Ushqimor, Rruga e Kavajës dhe në Rrugën e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora News

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?