Disa pyetje për zgjedhjet në PD!

Nga: Alban Daci

Jam kurioz të di mbi çfarë kriteri po bëhen zgjedhjet në disa Degë të PD! A ka ndonjë raport që vërteton faktin se tek ajo degë që bëhen zgjedhje nuk ka funksionuar ndonjë gjë? A ka dhënë dorëheqjen ndonjë Kryetar Dege për pasojë është e detyra të bëhen zgjedhje të parakohshme?

A ka ndonjë vendim nga strukturat e Partisë së duhet të bëhen zgjedhjet? Komisioni i Zgjedhjeve në PD a ka hapur garë për të bërë këto zgjedhje? Apo respektohet Statuti i Partisë? A janë të njëanshme këto zgjedhje?

A janë demokratike këto zgjedhje? Kush vendosi se duhet të bëhen zgjedhjet në këto degë? A ka një raport për organizimin aktual të Partisë Demokratike në gjithë territorin? Alibeaj si dhe drejtues të tjerë duhet të reagojnë sipas Statuti për këto zgjedhje! A janë legjitime këto zgjedhje?

A i shërbejnë PD këto zgjedhje në këto momente të krizës të thellë? Kur ju mbaron mandati kryetarëve të Degëve? Pse nuk reagon Komisioni i Zgjedhjeve të PD? Kush janë kriteret që po zbatohen në këto zgjedhje?

Çfarë do të bëhet me ato Kryetar që nuk u ka mbaruar mandati dhe kanë dhënë gjithçka për PD në këto vite? Ç’kuptim kanë këto zgjedhje që po monitorohen dhe po bëhen të njëanshme vetëm nga një Palë që akoma nuk ka një target përfundimtar për një nisëm të tillë? A po krijohen de facto dy PD që në fakt nuk kanë kurrfarë lidhje me njëra-tjetrën?

PD duhet të mbaj një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë proces zgjedhjesh në seksione apo edhe në Degë! Këto janë disa pyetje krejt normale që demokratët kanë nevojë për një përgjigje, sepse proceset po bëhen fakt i kryer dhe po ashtu formalisht po flitet për Bashkim!

SHKARKO APP