Disa shpjegime shkencore pse shoferët e rinj janë më të rrezikshëm në rrugë
Aksidenti i 24 qershorit është në mendjen e të gjithëve, ku në aksin Fier-Vlorë u shua familja Gushi, makina e të cilëve u përplas nga pas prej Audi-t luksoz të 22-vjeçarit Igli Madani. Ka disa të dhëna shkencore që shpjegojnë pse shoferët e rinj janë më të prirur për të bërë aksidente.
Referuar një studimi të kryer nga OECD, shoferët e moshës 18-24 vjeç kanë dy deri në tre herë më shumë rrezik për t’u përfshirë në një aksident në krahasim me shoferët më me përvojë. Kur në këto aksidente vdes një shofer i ri, bashkë me të vdesin mesatarisht 1.3 persona që ndodhen në makinë, në një mjet tjetër ose në vendin e aksidentit.
Aksidentet nga drejtuesit e rinj janë të ndryshëm nga ato të drejtuesve më me përvojë, pasi ndodhin gjatë natës me ose pa përfshirjen e një automjeti tjetër dhe janë thjesht për shkak të mungesës së përvojës. Shkaktarët më të rëndësishëm të aksidenteve janë mungesa e kontrollit të makinës dhe shpejtësia e lartë.
Faktoret e rrezikut
Në moshën 18-vjeçare vazhdojnë të zhvillohen zonat e trurit të njeriut që janë përgjegjëse për integrimin e informacionit dhe kontrollin e impulseve.
Kjo ka si pasojë zhvillimin e tyre biologjik, por në një masë shumë të madhe zhvillimin e tyre shoqëror. Një element i rëndësishëm është se zakonisht në këtë moshë ata largohen nga ndikimet e prindërve dhe fitojnë më shumë pavarësi. Bashkëmoshatarët po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm për ta, veçanërisht në zgjedhjet e stilit të jetesës.
Drejtuesit e rinj shpesh ngasin në orë me rrezik të lartë dhe në kushte me rrezik të lartë. Pra, ata ngasin natën, kanë shpejtësi të shtuar, nuk vendosin rripat e sigurimit.