Disa shtete po i rikthehen normalitetit, eksperti tregon formulën e suksesit
Kur SHBA ka regjistruar mbi 500 mijë të prekur nga pandemia e Covid-19, kur Italia është në panik nga shpërthimi i trazirave sociale dhe Suedia po shijon normalitetin, ka edhe vende të tjera që kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës dhe po i rikthehen normalitetin.
Kështu qytetarët në Republikën Çeke mund të blejnë në disa dyqane, të luajnë tenis dhe të notojnë. Austria planifikon të rihapë dyqanet e vogla pas Pashkëve. Danimarka do të rihapë kopshtet dhe shkollat gjatë javës së ardhshme, nëse rastet e reja me koronavirus qëndrojnë në këtë nivel. Kurse Norvegjia planifikon një rikthim në normalitet më të avashtë.
Nga ana tjetër, këto vende do të monitorohen për të nxjerrë mësime nga heqja e izolimit, me një vendim që duket si i nxituar dhe i shtyrë kryesisht nga presioni ekonomik dhe social. Një ekspert i shëndetit global në shkollën e biznesit të Oksford, Doktor Peter Drobac thotë për CNN se lehtësimi i kufizimeve në këto vende është një shembull i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për Perëndimin.
Sipas Drobac, të gjithë këto vende kanë diçka të përbashkët. Ishin ndër të parët që respektuan me përpikmëri distancimin social dhe rritën shkallën e testimeve për koronavirus. Shkenctarët kanë një mendim tjetër për lehtësimin e kufizimeve. Një studim i bazuar në Kinë dhe i publikuar nga revista shkencore “The Lancet”, sugjeron se gjendja e izolimit në të gjithë botën duhet të hiqet plotësisht vetëm pasi të jetë arritur një vaksinë kundër koronavirusit.