Disfata në zgjedhje, Meta: Do dokumentohen sesi mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor
”Do dokumentohen sesi mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor”,-thotë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas takimit të parë me Berishën në selinë blu këtë të mërkurë paradite, Meta thekson përmes një postimi në Facebook, se do të fillojë dhe procesi i kontestimit ligjor.
Postimi i plotë
Çdo orë, çdo minutë, fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë Edi Rama përpara se të niste ky proces.
I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm po dokumentohet, por njëkohësisht do të fillojë dhe procesi i kontestimit ligjor.