Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Diskutimet në PD/ Që nga propozimi për krijimin e një partie të re, te ulja kokë më kokë Berisha-Bardhi

Aktualitet E mërkurë, 11 Tetor 2023 17:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy grupimet, ai i Bardhit dhe i Berishës, që janë ulur edhe këtë të mërkurë, ku deri me tani kanë diskutuar veç për axhendën parlamentare. Disa deputetë të kësaj force politike kërkojnë që të merren me zgjidhjen politike të problemit.

Dashnor Sula: Ne jemi mbledhur disa herë në takime të Grupit Parlamentar, por tashmë ka ardhur koha të flasim për zgjidhje politike të Partisë Demokratike, në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e 2025-ës. Edi Ramës i intereson të jetë kjo situatë në PD. Basha sot ka vulën nga gjykata dhe ne nuk mund të qëndrojmë kështu, pasi do të përsërisim veten, si në 6 mars, apo zgjedhjet e 14 majit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse do të vazhdojmë të presim gjykatën, mund të ndodhë, siç ndodhi, që u dha vendimi 1 muaj para zgjedhjeve dhe humbëm komisionerët, logon, vulën. Sepse de jure, PD është Basha, edhe pse s’ka anëtarësinë me veten, ka një pakicë, ndërkohë që ne vetë duhet të kthehemi në një parti de juro, që të njihemi institucionalisht nga KQZ, parlamenti etj. De facto patjetër që ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicë e anëtarësisë, kemi shumicën në Grupin Parlamentar. Unë propozoj, se nuk është fundi i botës, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sali Berisha: Nuk është vështirë të gjejmë emër apo të bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie. Një njeri qe nuk ka lënë padrejtësi pa bërë ndaj nesh. Çdo gjë vendoset siç e do Edi Rama. Nuk te le. Çfarë kërkon? Te zgjidhim problemet tona padyshim, por ama te përpiqemi te motivojmë njerëzit për të mbrojt opozitarizmin dhe te drejtat.

Mund t'ju interesojë

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim t...

Para 6 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 6 orësh
Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ...

Para 6 orësh

Ramadan Lika: Z. Berisha, ju keni 32 vite në politike, ju keni detyrimin ta zgjidhni ketë situate politike qe ka mbytur PD-ne. Ne kështu siç jemi po luajmë siç kërkon Edi Rama. Nuk mund te vazhdoje kështu. Ne jemi deputete qe mbështesim Gazment Bardhin, ndersa ju, mbështesin Sali Berishën. Duhet qe ju te dy, te uleni koke me koke dhe te gjeni një zgjidhje politike për situatën.

Edi Paloka: Kërkoj që bashkimin e grupit ta shtrijmë dhe në baze. Te fillojmë bashkërisht takimet me demokratet në bazë dhe qytetarët, sepse jemi shkëputur këto kohë.

Gjekmarkaj: Ne kur kemi vendosur të ulemi në ketë tavolinë përballë njeri-tjetrit e kemi vënë llogari që të përballemi për idetë tona. Unë personalisht marr kostot e mia për idetë e mia, pra mbaj përgjegjësi. Unë mendoj qe mbledhja e pare e përbashkët e opozitës ishte një ngjarje politike qe e rriti entuziazmin tek mbështetësit e PD. Sot është mbledhja e disatë dhe nuk me duket qe efekti i kartolinës është i njëjtë, pra nuk është e njëjta gjendje surprize pozitive. Këto mbledhje po hyjnë në rutine! Po rutina është ushqimi i përditshëm i politikës, por nuk mjafton.

Ne po përfshihemi ne ngjarje që pushteti na fut dhe përdorim ligjërimin e kushtëzuar nga ata. Ne përditë na jepet një ngjarje dhe ndjekim atë në një hulli të përcaktuar. Psh, një është përjashtimi i Gaz Bardhit nga “zona e vulës”. Dy është përjashtimi nga kuvendi i 8 deputetëve. Meraku im është se ne nuk po prodhojmë me ngjarjet tona, për ta nxjerrë nga apatia shoqërinë, në raport me ne, pse jo për ta shqetësuar qeverinë me to, ku një herë të vetme t’ja caktojmë ne axhendën asaj ( qeverise). Nuk po ndodh kjo. Kjo tryeze po behet monotone sepse nuk po fermenton politike, nuk merr në diskutim temat qe çojnë drejt zgjidhjes, nuk po përballet me vetveten. Nuk po i bën ende propozimet e duhura Shqipërisë demokratëve dhe shoqërisë.

Ervin Salianji: Është e domosdoshme që ne të ndryshojmë dhe të ribëhemi, rikonceptohemi dhe madje mos kemi asnjë tabu për t’u transformuar. Shoqëria ka nevoje qe ne te ndryshojmë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj nevoje, para se të bëjmë diskutimin e protestave dhe reagimeve duhet te ndryshojme. Ndryshimi duhet te ngjallë shpresën e domosdoshme dhe te frymëzojë qytetaret. Ne përpara se te thërrasim protesta, duhet të japim një zgjidhje politike situatës ku jemi.

Personalisht nuk jam dakord me narrativen politike që Rama i vjedh zgjedhjet çfarëdo të bëjmë ne, mendoj se ne e mundim dhe e tejkalojmë Ramën nëse gjejmë zgjidhje politike për situatën ku jemi, dhe zgjerohemi duke u hapur realisht! Ne mundemi ta tejkalojmë Edi Ramën, shoqëria, qytetaret kanë pakënaqësi masive ndaj qeverise, e ndjej këtë ne çdo takim dhe kudo ku eci! Është përgjegjësia jonë ta mundim duke gjetur zgjidhje jo duke u qarë! Kërkoj që të bëjmë një mbledhje të veçantë për të diskutuar vetëm për ribërjen e opozitës.

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 6 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 6 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 8 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 8 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.