Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës. Ajo në finale, në kategorinë deri në 52 kilogramë, u mposht nga uzbekja, Diyora Keldiyorova, e cila fitoi me wazari.

Pas ndeshjes, Distria Krasniqi tha se është shumë e lumtur që fitoi medalje olimpike. “Medaljen ia dedikoj trajnerit [Driton Kuka], klubit, familjes dhe normalisht, të gjithë Kosovës”, tha ajo. Kjo është medalja e dytë olimpike për xhudisten kosovare, pasi në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Tokio më 2021, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

E argjenda e Krasniqit është medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike të Parisit, dhe medalja e katërt olimpike në përgjithësi. Në gjysmëfinale ajo mposhti italianen, Odette Giuffrida. Për dallim nga luftërat e kaluara, që i fitoi me Ippon, Krasniqi e siguroi finalen pasi xhudistja italiane mori tri dënime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, rrethin e parë ajo e kaloi pa luftë. Në të dytin, ajo mposhti me Ippon Maryam March Maharani nga Indonezia. Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten nga Izraeli Gefen Primo, po ashtu me Ippon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.

Boksierja Donjeta Krasniqi më 27 korrik shënoi fitoren e parë në kategorinë -60 kilogramë, duke kaluar në rrethin e dytë të garave. Meçin e radhës ajo do ta zhvillojë më 29 korrik ndaj kolumbianes, Angie Valdes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?