Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu: 78 mijë qytetarë përfitojnë barnat e diabetit falas
Në Ditën Botëore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në Facebook disa fakte ku shkruan se në vitin 2020 janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas.
Janë 66% më shumë qytetarë që përfitojnë terapitë e mjekimit falas krahasuar me vitin 2013. Për herë të parë në vitin 2018 u rinbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen falas deri në moshën 25 vjeç.
Vetëm gjatë këtij viti, deri tani janë rimbursuar 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç.
Postimi i plotë:
FAKTE
33 alternativa barnash 100% #falas për pacientët
20 milion dollarë/vit financojmë për 78 mijë persona me diabet që përfitojnë barnat e rimbursuara
Nga Janari 2020 u rimbursuan 408,304 fisha diabeti #falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç
#Parandalo diabetin #Kontakto mjekun e familjes #MbroShëndetin
#DitaBotëroreDiabetit