Dita botërore e luftës ndaj AIDS, 6 raste në Shkodër

1 Dhjetori është dita botërore e luftës ndaj AIDS, e konsideruar si sëmundja e shekullit. Të dhëna jo pozitive vijnë nga qyteti i Shkodrës ku mësohet se janë të infektuar me këtë sëmundje 58 persona, teksa kemi 6 raste të reja këtë vit. Shifrat u dhanë nga Manjola Laloshi specialiste në drejtorinë e shëndetit publik Shkodër. Sipas saj numri i të infektuarve mund të jetë disa herë më i madh por mbeten të pazbuluara pasi personat mbartës nuk kryejnë ekzaminimet. Mësohet se meshkujt kanë numrin më të madh të të prekurve me shifra 70/30.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?