Dita Botërore e Shëndetit, Manastirliu: Kontrollin Mjekësor Bazë e kryen 101% të shqiptarëve të targetuar

“Kontrolli Mjekësor Bazë ka kapërcyer targetin e parashikuar dhe në 3 muajt e parë të vitit 2019, 122 mijë qytetarë ose 101.3% e atyre që ishin parashikuar, e kryen kontrollin mjekësor bazë në të gjithë qendrat shëndetësore në vend”.
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit.
Manastirliu deklaroi se po investohet për parandalimin e sëmundshmërisë dhe objektiv i Qeverisë është mbulimi shëndetësor universal, kudo, për këdo.
“Po investojmë në programet parandaluese, për më shumë shëndet për qytetarët. Për ne kujdesi parësor është shumë i rëndësishëm dhe përpos investimeve për të rritur aksesin në shërbime në qendrat shëndetësore, së shpejti prezantojmë strategjinë e re, për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore në kujdesin parësor”, tha Manastirliu.
Ministrja bëri një apel për çdo qytetar, për të kontribuar për një mjedis më të pastër dhe për të kryer aktivitet fizik, për uljen e barrës së sëmundshmërisë.
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) dhe Shëndet për të gjithë (HAP) organizuan një seri aktivitetesh pranë liqenit artificial, me një panair shërbimesh shëndetësore, ku u ofrua mamografi dhe check up falas për qytetarët, mbjellje pemësh dhe aktivitete në natyrë.
Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, të gjitha qendrat shëndetësore në vend u hapën nga mëngjesi deri në orën 14:00, për ofrimin e Kontrollit Mjekësor Bazë.
Gjatë vitit 2018 e kyen kontrollin mjekësor bazë 422,892 qytetarë të grupmoshës 35–70 vjeç. Nga ky program kombëtar, janë zbuluar sëmundje që kanë barrën kryesore të sëmundshmërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?