Dita botërore e talasemisë, Manastirliu apel qytetarëve: Ka nevojë për më shumë dhurime gjaku vullnetare

Në ditët botërore të Talasemisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një apel për të gjithë ata që kanë mundësi që të dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.

Ndër të tjera ministrja njofton se 2400 qytetarë kanë dhuruar gjak në këtë periudhë të vështirë, por ende ka nevojë për më shumë dhurime vullnetare.

“Edhe pse në kohë pandemie, nuk është ndalur për asnjë moment dhurimi i gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Më shumë se 2400 qytetarë kanë dhuruar gjak në këtë periudhë të vështirë, por ende ka nevojë për më shumë dhurime vullnetare, një gjest sublim që shpëton jetë!

Sot, në ditën Botërore të Talasemisë, një apel për të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar fëmijët talasemikë dhe këdo që ka nevojë për gjak: Mos nguro, dhurimi i gjakut është i #sigurt!

?#DhuroGjak #ShpëtoJetë

#DitaBotëroreTalasemisë” shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP