Dita botërore kundër trafikimit, Gjebrea: Të ndërgjegjësohemi dhe raportojmë çdo rast në polici

Me rastin e Ditës botërore kundër Trafikimit të personave u organizua në Durrës një marshim sensibilizues.

Në të morën pjesë Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, Kryetari i Bashkisë Vangush Dako, Prefekti i Qarkut, deputetë, dhe përfaqësues të OJF që punojnë në këtë fushë.

Zv/ministrja Gjebrea tha se puna e strukturave kundër trafikimit është rritur dhe rezultatet janë të ndjeshme.

Në 2014 janë ndjekur penalisht 18 të pandehur, nga 3 që ishin një vit më herët, ndërsa janë identifikuar 125 viktima të mundshme të trafikimit.

“Trafikimi, duket si një fjalë ndoshta ndonjëherë jo shumë e kuptueshme, por ndërkohë nga ana tjetër shumë e kollajshme, thjesht, shumë kollaj një person mund të bjerë pre e trafikimit. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të ndërgjegjësohemi dhe të edukohemi me informacionin e nevojshëm që të dimë dhe si të mbrohemi por dhe nga ana tjetër edhe të raportojmë dhe të dimë si të raportojmë”, u shpreh Gjebrea.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme ftuan qytetarët të raportojnë rastet e trafikimit, në numrin e telefonit falas 116 006 apo të shfrytëzojnë mundësinë për të dërguar SMS përmes Aplikacionit “Raporto Shpëto”, i cili shkarkohet po falas nga Google Play Store.

SHKARKO APP