Dita e 16-të e protestës
Në ditën e 16-të të protestës, qytetarët janë përballë Kryeministrisë, ku bëhen thirrje që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.
Situata mbetet në zhvillim dhe pritet të qartësohet në orët në vijim, ndërsa si organizimi i protestës ashtu edhe drejtimi i saj vijojnë të jenë të paformalizuara dhe të varura nga vendimmarrjet e momentit në terren.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit një ditë më parë. Policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës, mes tyre edhe Gent Prognin, i cili del në pamje duke drejtuar marshimin.
Thuhet se ka qenë Progni që ka njoftuar në fund të tubimit të gjithë protestuesit për marshim të gjatë dhe se duhej të bëheshin gati. Në vijim, policia ka administruar pamje filmike të të gjithë orientimit që dyshohet se Progni u ka bërë protestuesve për të vijuar marshimin deri në rrugën e Rinasit.
KOHA JONË SONDAZH


