Dita e 52-të e protestës te “Unaza e Re”. Kleviz Balliu: Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë krim
Protesta e banorëve të “Unazës së Re” është futur këtë të hënë në ditën e 52-të të saj. Duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre sikurse e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, banorët janë vendosur në të dyja akset e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Protestuesit kanë bllokuar edhe një mjet tip “BMW” që po tentonte të kalonte, duke e goditur me shkelma. Protestuesit i bënë thirrje drejtuesit të mjetit që ta fikte makinën dhe të bashkohej më të.
Me jelekë portokalli dhe bilbilë në duar, protestuesit përgjatë gjithë kohës kanë brohoritur njëzëri “poshtë qeveria” e “qeveri hajdutësh”, e janë dëgjuar më tej edhe teksa i kanë bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen kauzës së tyre. “Urojmë një vit sa më të mbarë, pavarësisht se për ne banorët e “Unazës së Re”, Krishtlindjet janë të plagosura”, u shpreh njëri prej tyre.
Krah banorëve edhe këtë të hënë ishte deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Deputeti i PD-së u shpreh se sot duhet të ishte një ditë feste për këta banorë, por veprimet kriminale që Qeverisë Rama i kanë bërë që ata të dalin në rrugë dhe të kërkojnë të drejtat elementare.
KOHA JONË SONDAZH

