Dita e autizmit, vështirësia e trajtimit të këtij çrregullimi tek fëmijët

Në ditët e sotme, 1 në 160 fëmijë në botë diagnostikohet me çrregullime të spektrit autik, referuar të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit. Edhe në vendin tonë, vit pas viti shënohen raste të reja të fëmijëve me autizëm, çka ka sjellë nevojën për trajtimin e tyre. Por, sa e vështirë është për një prind në që të diagnostikojë dhe të trajtojë fëmijën me autizëm.

”Kur ishte 1 vjeç e 3 muaj, vura re që nuk e kthente kokën kur e thërrisja dhe nuk reagonte ndaj ambientit që e rrethonte. Aty nisa të shqetësohesha dhe kërkova ndihmë, edhe pse njerëzit fillojnë e thonë që fëmija ka probleme po e dërgove për terapi. Fëmija nuk ka probleme, por një vonesë në zhvillim dhe vetëm me specialistë mund ta bëjmë pjesë të shoqërisë”,-thotë një nënë nga Durrësi.

Nga ana tjetër, ajo tregon se gjithçka po e përballon vetë dhe se nga shteti nuk ka patur asnjë ndihmë. Dhe është fakt që në vendin tonë, trajtimi i fëmijëve me autizëm bëhet vetëm në qendra private. Drejtuesja e një qendre të tillë tregon se përparimet e fëmijëve pas trajtimit janë të dukshme, ndërsa bën apel që prindërit të mos stepen nga paragjykimet, por të kërkojnë ndihmë, pasi autizimi është një çrregullim që tejkalohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?