Dita e Hashures, Bektashinjtë festojnë martirizimin e Imam Husejnit

Një ditë më parë Kryegjyshi Botëror, baba Edmond Brahimaj uroi mbarë besimtarët, duke u bërë thirrje për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, si dhe duke u lutur për më shumë paqe në këtë botë të trazuar nga luftërat. “Me këtë rast uroj dhe bekoj të gjithë besimtarët myslimane bektashinj në 31 vende të botës, por edhe të të gjithë besimeve të tjera. Të kemi më shumë paqe, besim dhe dashuri për njëri-tjetrin. Të kthejmë sytë nga Zoti. Për atë kemi shumë nevojë. Paqe dhe shpëtimi i Zotit qoftë për të gjithë ata që sakrifikojnë dhe luftojnë për njerëzimin”, u shpreh Kryegjyshi Botëror, baba Edmond Brahimaj.

SHKARKO APP