Dita e parë e punës, kryetari i Zveçanit shoqërohet nën masa të rrepta nga policia
Dita e parë e punës nuk ka qenë aspak normale për të. Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci sapo ka dalë nga ndërtesa e komunës nën përcjelljen e forcave të policisë.
Gjatë ditës disa qytetarë nga komuniteti serb kanë protestuar duke bërë përpjekje të pengojnë kryetarin e zgjedhur që të futet në objektin
Protestuesit në Zveçan ndërkohë filluan të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore.